Aktuale

Haradinaj: Do të punohet që prodhuesit e Kosovës të jenë konkurrentë në rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, të kryesuar nga Nexhat Hasani.

Kryeministri Haradinaj është njoftuar me problemet me të cilat po përballen ata, duke filluar nga mos furnizimi i rregullt me energji elektrike, politikat e pafavorshme fiskale, ekonomia joformale dhe mungesa e fuqisë punëtore të specializuar në profile të ndryshme.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj tha se nga ardhja e tij në krye të ekzekutivit të vendit janë ndërmarrë hapa në fuqizimin e prodhimit dhe do të punohet edhe më shumë që prodhuesit tanë të jenë konkurrentë në rajon.

“Po punojmë që të krijojmë lehtësira për të gjithë prodhuesit, sepse rritja e eksportit shton vendet e punës dhe të ardhurat në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj.