Rajon & Botë

Harta që tregon shpërndarjen e ISIS-it në botë

Harta tregon “degët aspiruese” ne Mali, Egjipt, Somali, Bangladesh, Indonezi dhe në Filipine.

ISIS ka “degë operacionale aktive” në 18 vende, tregon një dokument i marr nga një konferencë e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo hartë tregon një rritje të trefishtë të numrit të zonave që po operohen nga grupi terrorist përreth globit, transmeton KosovaPress.

Një dokument nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara i vitit 2014, tregon që ISIS ishte aktiv vetëm në shtatë vende.

Harta ishte pjesë e klasifikuar në dokumentet që u dhanë gjatë konferencës dhe kishin datën “Gusht 2016”, e cila ishte përgatitur nga Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit, e siguruar nga NBC News.

harta