Aktuale

Havolli: Ata që e sollën ekonominë e Kosovës para kolapsit nuk kanë dituri për ta përmirësuar

Kandidati i LDK-së për deputet dhe këshilltar për ekonomi i kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, Sokol Havolli ka mbajtur sot një takim me bursistët e Konrad Adenauer Stiftung (KAS) ku i ka njoftuar me të arriturat kryesore të Qeverisë së Isa Mustafës në fushën e ekonomisë. Ai ka thënë se LDK gjatë qeverisjes i ka krijuar 41 mijë vende pune.
Përmes postimit në faqen e tij në rrjete sociale, Havolli ka njoftuar se gjatë takimit ka diskutuar për ekonominë dhe gratë në biznes.

Havolli ka shkruar:

Sot bisedova me bursistët të Kosovës nga KAS-i për ekonominë dhe gratë në biznes.

I njoftova se gjatë qeverisjes së vendit nga LDK, janë krijuar 41.000 vende të reja të punës;

Është rikthyer stabiliteti buxhetor, e kemi arritur buxhet prej 2 miliardë euro.

Është rikthyer stabiliteti makroekonomik, nga 1.2% rritje në 2014, në 4% rritje në 2015-2016.

Normat e interesit nga 12-14%, në qeverisjen e LDK-së ishin vetëm në 7%.

Është bërë reforma më e mirë fiskale, që ka krijuar investime private të shëndosha.

Nuk kemi lejuar që të abuzohet me paranë publike.

Pra, LDK ka bërë rikuperime të shumë dëmeve që i janë shkaktuar ekonomisë së Kosovës dhe e ka përmirësuar ambientin në vend.

Ata që e sollën ekonominë e Kosovës para kolapsit deri në vitin 2014, nuk kanë kredibilitet të premtojnë, sepse nuk kanë dituri për të përmirësuar.

Sokol Havolli është kandidat i LDK-së për deputet dhe me numër 101 në këtë listë.