Eden Hazard është rikthyer në stërvitje me Real Madridin sot, para rifillimit të mundshëm të sezonit 2019/20 në La Liga muajin e ardhshëm, duke e lënë prapa lëndimin e rëndë.
Hazard e theku nyjën e këmbës gjatë humbjes së Madridit 1:0 kundër Levantes më 22 shkurt, dhe u detyrua të operohej para se sezoni të pezullohej shkaku i pandemisë koroanvirus, transmeton Gazeta Express.
29-vjeçari e ka ndjekur një program të rreptë riaftësimi gjatë qëndrimit në karantinë por tani mund të stërvitë bashkë me shokët e skuadrës.
Ai u fotografua sot duke stërvitur në qendrën stërvitore të Real Madridit përkrah bashkëlojtarëve.
👀⬆️⚽ @hazardeden10#RMCity | #HalaMadrid pic.twitter.com/CAX6OYXwc1
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 11, 2020