Aktuale

Haziri: Jemi të gatshëm për fillimin e mësimit në shkolla, po presin vendimin e Qeverisë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për medie ka se komuna që udhëheq është e gatshme që të fillojë procesin mësimorë në shkolla që nga shtatori, raporton Ekonomia Online.

Haziri shtoi se në bazë të vlerësimeve nxënësit duhet të kthehen në shkolla, por duke respektuar në përpikëri të gjitha rekomandimet e nxjerra nga institucionet përgjegjëse.

Kreu i Gjilanit tha se ata kanë përgatitur një plan operativ, por që janë të gatshëm që të respektojnë çdo vendim të Qeverisë për fillimin ose jo të mësimit.

“Sot nga Bordi Ekzekutiv kemi marrë raportet për fillimin e vitit shkollorë. Rekomandim është që duhet të rikthen fëmijët në shkolla, por duhet të krijohen kushtet për rikthim që të ruhet distanca dhe të respektohen të gjitha masat”.

“Ne kemi përgatitur një plan operativ dhe jemi të gatshëm ta zbatojmë çdo vendim të Qeverisë”.

the authorGazetaKNN