Aktuale

Haziri thotë se Kosova dhe rajoni s’kanë alternativë tjetër pos integrimin në BE

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka alternativë tjetër pos integrimin në BE.
“Si anëtar i bordit drejtues të Agjensionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA), po marrë pjesë në takimin e radhës së bordit në Bruksel, ku teme kryesore e diskutimit është bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale në nivel rajoni,qeveritar,OJQ dhe rrjeteve lokale në Evropë dhe shteteve në fqinjësi me BE:, ka shkruar ai.

Sipas Hazirit, perspektiva evropiane e Kosovës dhe rajonit është e pa-alternativë. “Në kuadër të këtij angazhimi, besoj se shumë shpejt ALDA, sipas kerkesës dhe përkrahjes sime, do të mirëpres në gjirin e vet edhe disa komuna nga Kosova, por dhe nga rajoni, si komunat e regjionet nga Maqedonia, Shqiperia,Serbia të jene anetare te kesaj organizate të rëndësishme të Europes.

Gjilani/Kosova shpejtë do ta ketë nderin e veçante të jetë nikoqir i takimit të radhës të ALDA!#pakpuneperdiplomacilokale”, ka shtuar Haziri.