Aktuale

Haziri: U përkulemi të gjithë atyre që çliruan Kosovën

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se 105-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë identifikohet me Vlorën dhe Gjilanin.

Haziri tha se u përkulen të gjithë atyre që çliruan Kosovën. Këto deklarata i pari i Gjilanit i bëri pas bashkë me presidentët Hashim Thaçi e Ilir Meta, zbuluan statujnë e heroit Idriz Seferi.”U përkulemi të gjithë atyre që çliruan Kosovën.

Falënderoj familjen Boletini, Berisha, Rashiti, të gjithë burrave që mundësuan kryengritjen për ruajtjen e lirisë.

Në Gjilan bashkëjetojnë heronj, nacionalistët, nacionaldemokratët. Ky vend është liruar për kolosin e Karadakut, Idriz Seferit”.Haziri gjatë ditës bëri edhe zbulimin e busteve të personaliteteve të shquara, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Esat Berisha dhe Halim Orana.