Aktuale

Hekuran Murati falënderon tatimpaguesit e rregullt, borxhet nuk falen

Në seancen parlamentare të Kuvendit të Kosovës ka folur Ministri i Financave, Hekuran Murati i cili ka prezantuar qëndrimin e qeverisë për sa i përket faljes ose jo të gjobave, mirëpo ai e kritikoi opozitën se nuk e ka të qartë kërkesën për interpelancë.

“Është hera e parë që nuk e kanë të qartë se pse po thirrin interpelancë. Bizneset për shlyerjen e borxheve të ATK-së, është vendimi. Çështja tjetër është gjobat e shqiptuara nga inspektorati e nuk kanë të bëjnë me Ministrinë e Financave. Nuk është kompetencë e MF-së e as Qeverisë të falin këto gjoba. Çështja se a duhet të falen borxhet në ATK, e jap qëndrimin tim”, tha ai.

Ai ka thënë se gjobat janë të ligjshme dhe se duhet të paguhen deri me 30 qershor.

“Borxhet nuk mund t’i falim… Me falje të borxheve e ndëshkimeve nuk mbahet shteti, shteti mbahet me tatim, prej tatimpaguesve që paguajnë me rregull….”, ka thënë ndër të tjera, Murati. /ATVLIVE/