Aktuale

Heronjtë shqiptarë të ditës, shpëtuan nënën dhe dy fëmijët e ngujuar nga bora!

Reshjet e borës gjatë këtyre ditëve kanë qenë aktive jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri.

Madje në Shqipëri kanë mbetur të ngujuar nëna dhe dy fëmijët në fshatin Tejdrinë të Kukësit. Kurse sot pas tre orësh ecje në këmbë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë arritur të shpëtojnë nënën e sëmurë dhe fëmijët e saj, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë nga kryeministri Edi Rama:

HERONJTË E DITËS – Pas 3 orësh ecje në këmbë, FA shpëtojnë nënën e sëmurë të dy fëmijëve në fshatin Tejdrinë të Kukësit

Nëna 38-vjeçare, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit u nisën drejt fshatit Tejdrinë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve 👍