Sport

Het-trik ndaj Atleticos, pas ndeshjes Ronaldo shkoi atje ku nuk dëshiron të shkojë asnjë futbollist (Foto)

Cristiano Ronaldo u ftua për test të dopingut pas het-trikut që realizoi në fitoren e Real Madridit ndaj Atletico Madridit me rezultat 3:0 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Lajmi është bërë i ditur nga kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos.

“Ai duhej t’i nënshtrohej një prove të dopingut, kështu që nuk patëm mundësi ta shohim Ronaldon”, deklaroi Ramos pas ndeshjes.

“Natyrisht, kur Cristiano është në formë të mirë, Real Madridi bën maksimumin prej saj. Dua ta përgëzoj Ronaldon, sepse ai është unik”, ka theksuar Ramos. /Lajmi.net/