Sport

Heurtel kalon në Barcelona

Basketbollisti francez, Thomas Heurtel, është larguar nga skuadra turke Anadolu Efes dhe kaloi në radhët e Barcelonës, njoftoi sot klubi katalonas.

Lojtari që luan në rolin e play-maker, tri sezonet e kaluara ishte në Stamboll, ndërsa ai nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me Barcelonën, transmeton KosovaPress.