Rajon & Botë

Hezbollah e shpall fitoren në luftën në Siri

Aleati i fuqishëm libanez i qeverisë siriane, Hezbollah, e ka shpallur fitoren në luftën e Sirisë, duke thënë se kanë mbetur vetëm edhe disa beteja, raporton gazeta pro-Hezbollha, al-Akhbar.

Komentet e liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, shënojnë njërin prej vlerësimeve me më vetëbesim deri më tani nga pala qeveritare e cila është duke rifituar pjesë të territorit në lindje të Sirisë në një avancim të shpejtë kundër Shtetit Islamik (ISIS), transmeton Express.

Duke iu referuar kundërshtarëve të presidentit sirian, Bashar al-Assad, Nasrallah ka thënë: “Rruga e projektit tjetër ka dështuar dhe se dëshiron negociata për disa përfitime”, al-Akhbar e ka cituar atë duke thënë në një tubim fetar.

“Ne kemi fituar në luftën e Sirisë, dhe ajo që mbetet janë disa beteja”, ka thënë Nasrallah, grupi i të cilit, i mbështetur nga Irani, ka dërguar mijëra luftëtarë në Siri në përkrahje të Assadit. /Express/