Sport

Hidhet shorti i La Ligës, ja kur do të takohen Reali dhe Barcelona

Është mësuar kalendari për sezonin 2017/18 të La Ligës.

Real Madridi dhe Barcelona kanë mësuar datat, kur do të luajnë mes vete në sezonin e ri.

El Clasico e parë do të zhvillohet më 20 dhjetor në javën e fundit para pushimeve dimërore, ndërsa ajo e kthimit që do të luhet në Camp Nou, do të zhvillohet më 6 maj të 2018-tës, tri xhiro para fundit të sezonit, ndeshje kjo që edhe mund të përcaktojë kampionin e ri të Spanjës.

Dy derbit e Madridit mes Realit dhe Atleticos zhvillohen më 19 nëntor përkatësisht 8 prill.

Në ndeshjen hapëse ‘Los Blancos’, do të luajnë ndaj Deportivo La Corunas, kurse Barcelona është nikoqir i Betisit.