Rajon & Botë

Hillary në Twitter: Kam ardhur në inaugurim vetëm për të nderuar demokracinë

Ish sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton e cila po merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri Donald Trump, ka shkruar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Twitter.

“Unë jam këtu sot që të nderoj demokracinë tonë dhe vlerat e saj. Asnjëherë nuk do të ndaloj së besuari në vendin tonë dhe në ardhmërinë e tij. @Inaugurimi”.