Aktuale

Hilmi Kelmendi del para Gjykatës për Krime Lufte në Beograd

Hilmi Kelmendi ka dalë sot në ora 12 para Gjykatës për Krime Lufte në Beograd, ku pritet t’i lexohet aktakuza.

Këtë e konfirmoi Valdet Sadiku, shefi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi i cili theksoi që është duke e ndjekur nga afër gjithë situatën.

Hilmiu sot ai është takuar me babanë e tij, Binak Kelmendin.

Kelmendi ka bërë të ditur për KTV se gjendja e të birit është kryesisht e mirë e po ashtu edhe trajtimi ndaj tij nga autoritetet e Qendrës së paraburgimit në Beograd.

Ai ka theksuar se kontribut për takimin e tij me të birin ka dhënë dhe Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, e cila është duke bërë përpjekje për lirimin e tij.