Rajon & Botë

Historike: Nënshkruhet marrëveshja për emrin e Maqedonisë

Është nënshkruar marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë.
Prej sot ky shtet fqinj i Kosovës do të quhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”, shkruan lajmi.net.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i jashtëm në Maqedoni, Nikola Dimitrov dhe homologu i tij grek, Niko Kotzias.

Si historike marrëveshjen e cilësuan edhe kryeministri Zaev dhe ai grek Tsipras.

Për këtë marrëveshja ka pasur dhe ende po zhvillohen protesta të ndryshme edhe në Maqedoni edhe në Greqi.

Me këtë hap, shtetit maqedonas i hapet rruga për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në nëshkrimin e marrëveshjes dëshmi janë përfaqësues të BE-së, OKB-së dhe Komisionit Evropian. /Lajmi.net/