Aktuale

Hixhaj: Çlirimi i Mosulit zhvillim i rëndësishëm për sigurinë ndërkombëtare

Pas shpalljes së çlirimit të Mosulit nga kryeministri irakian Haider al-Abadi, ka reaguar ministri i jashtëm në detyrë i Kosovës Enver Hoxhaj.

Në twitter Hoxhaj ka shkruar se çlirimi i Mosulit shënon një tjetër fitore nga Shteti Islamik në Irak.

Hoxhaj thekson se ‘ky është zhvillim i rëndësishëm për paqen lokale dhe sigurinë ndërkombëtare”./KosovaPress/