Aktuale

Homazhet për Bajram Rexhepin vazhdojnë në Mitrovicë (Foto)

Ka ndryshuar agjenda për ish-Kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi, i cili vdiq dje në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi.

Trupi i tij i pajetë është dërguar në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë ku po bëhen homazhe nga qytetarë të shumtë, njofton Klan Kosova.

Arkivoli i tij do të qëndrojë aty deri në orën 16:00, dhe më pas do të vazhdojë në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, ku do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 16:30.