Tech

Honor 8, modeli tjetër i jashtëzakonshëm i telefonit debuton në treg!

Huawei mund të mos jetë shumë e njohur tek ne, por si kompani vjen pas Samsung dhe Apple. Kompania kineze është e treta për kah popullariteti në botë.

Produkti i Huawei i njohur si “Honor” është lansuar në Amerikë në fillim të vitit. Tani, kompania ka sjellur Honor 8, verzionin e lirë të Huawei P9.

Për 399 dollarë, ju mund të keni ekran prej 5.2 inç me rezolucione prej 1920×1080 LCD, 4GB RAM memorie, 32GB hapësirë ruajtëse dhe 3000 mAh bateri. Modeli 64GB vjen për 449.99 dollarë.

Honor 8 ka një kamerë me ngjyra prej 12 MP dhe kamerën monokrom poashtu prej 12 MP të vendosura në pjesën e pasme të pajisjes.

Kamera me ngjyra ka detyrat e kamerës së zakonshme ndërkohë që kamera monokrome kap informata shtesë të dritës.

Më pas, softueri i kombinon informatat prej dy kamerave për të sjellur imazhin. Huawei ka deklaruar se sistemi i dy kamerave kap tri herë më shumë dritë se lentja e zakonshme.

Në anën e përparme të pajisjes është kamera prej 8MP. Paraporositjet e Honor 8 kanë filluar më 17 gusht në tregun amerikan.