Aktuale

Hoti: Asociacioni nuk diskutohet në Bruksel, për të ekziston marrëveshja

Kryeministri Avdullah Hoti në raportimin e tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se tema e Asociacionit nuk do të hapet në dialog, pasi që për këtë ekziston marrëveshja e arritur në vitin 2013.

“Qëndrimi jonë është se kjo temë nuk hapet në dialog, pasi ka një marrëveshje në vitin 2013 që është rafitikuar në Kuvend, për këtë ekziston edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hoti.

Hoti tutje ka thënë se nëse nuk ka një marrëveshje që ofron zgjidhje të përhershme të dy shteteve nuk do të ketë marrëveshje fare, raporton Gazeta Express.

“Asgjë nuk dakordohemi deri sa të dakordohemi për të gjitha përfshirë njohjen reciproke pra nuk nënshkruhet asgjë deri sa të ketë dakordim që përfshinë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Marrëveshja do të ofrojë zgjidhje të përhershme mes dy vendeve ndryshe nuk do të ketë marrëveshje”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Hoti i ka kërkuar të gjitha subjekteve politike që të bashkohen në temën e dialogut.

“Kosova është krah për krah me partnerët ndërkombëtarë në bisedime. Për 3 muaj të qeverisjes është forcuar konsensusi që dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke. I ftoj të gjitha subjektet politike që të bashkohemi në temën e dialogut”, ka thënë ai.

the authorGazetaKNN