Aktuale

Hoti flet për temat që do të diskutohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi që SHBA-të kanë caktuar një datë të re për takimin në Uashington me Serbinë.

Hoti me anë të një postimi në Facebook ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij  në këtë takim, shkruan lajmi.net.

Ai ka përmendur se në këtë takim do të diskutohet për projekte madhore në aspektin ekonomik.

Takimi në Uashington mbahet më 2 shtator.

Postimi i plotë:

SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit.
Kosova është e bekuar me miqtë që ka.

the authorGazetaKNN