Ekonomi

Hoti kërkon angazhim më të madh në luftimin e ekonomisë joformale

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka deklaruar se prioritet i Qeverisë së Kosovës është edhe luftimi i ekonomisë joformale dhe për këtë duhet që të ketë një angazhim sa më të madh për eliminimin e kësaj dukurie, në mënyrë që bizneset të cilat operojnë në vendin tonë të kenë trajtim të barabartë.

Hoti i bëri këto komente gjatë takimit me ushtruesin e detyrës së drejtorit n e  përgjithshëm të Doganës së Kosovës  Fahri Gashi, ka theksuar se Dogana e Kosovës po tregon një performancë shumë të mirë në realizimin e planit të të hyrave.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Financave, Hoti ka thënë se duhet të kemi një kujdes edhe më të madh në fushën e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për bizneset.

Ndërsa, u.d. drejtori i  përgjithshëm i Doganës, Fahri Gashi duke e falënderuar ministrin Hoti për përkrahjen ndaj Doganës, e njoftoi atë për planin e punës dhe objektivat e Doganës së Kosovës për vitin 2017, i cili së shpejti do të dorëzohet në Qeveri për aprovim.

Ai gjithashtu e njoftoi ministrin Avdullah Hoti për realizimin e planit për të hyrat doganore për muajin tetor, luftimin e ekonomisë joformale, si dhe për rritjen e efikasitetit në punë të doganierëve dhe stafit të Doganës në përgjithësi./KosovaPress/