Aktuale

Hoti pret në takim shefin e ri të BE-së, Tomas Szunyog

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka pritur në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, raporton Ekonomia Online.

Hoti e ka uruar Szunyogun për detyrën e re si përfaqësues special i unionit në Kosovë.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Ky i fundit, sapo e ka filluar detyrën e tij të re në Kosovë. Çeku Szunyog është emëruar nga Këshilli Evropian në pozitën e përfaqësuesit të ri special të Bashkimit Evropian në Kosovë, krejt kjo pas skadimit të mandatit të Nataliya Apostolova.

Diplomati i ri i BE-së, siç u tha përmes një njoftimi, do të mbështet edhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

the authorSamir Dalipi