Ekonomi

Hoti prezantoi para deputëteve “buxhetin e zhvillimit”

Ministri i Financave Avdullah Hoti i cili para deputetëve prezantoi projekligjin e buxhetit për vitin 2017 tha se ky buxhet adreson prioritetet zhvillimore, programin e reformave ekonomike dhe strategji tjera sektoriale.

Sipas tij me  gjithë ecuritë pozitive, kanë  shumë sfida që të adresohen dhe se  kërkesa për financim është më e lartë se sa mundësitë.

“Parimet, janë ruajtja e qendrueshmërisë fiskale,rritjen e shpenzimeve kapitale dhe eliminimin e barrierave fiskale”, tha Hoti.

Sipas tij ky buxhet ka pajtueshmërinë e plotë të FMN-së dhe se duhet respektuar  dakordimin me ta.

“Parashikimet tona janë që në vititn 2017 do të ketë rritje ekonomike së paku 4.4 përqind”, tha Hoti.

Për sot është paraparë që të miratohet projekligji për buxhet./KosovaPress/