Aktuale

Hoti: Qeveria të distancohet nga deklarata e Haradinajt

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt i cili në një debat gjatë ditës së djeshme ka thënë se “nuk ka lidhje nëse janë vrarë anëtarët e LDK-së”.

Hoti: Deklaratë skandaloze, Qeveria të distancohet nga persona të tillë

“Është një deklaratë, skandaloze, jashtë etike njerëzore dhe humane, është fyerje për familjarët e të rënëve, unë pres që anëtarët tjerë të kësaj organizate dhe Qeveria të distancohen nga persona të tillë”, tha Hoti.

Sipas shefit të GP të LDK-së deklarata e tij është fyerje jo vetëm për familjarët e viktimave por edhe për të gjithë LDK-në

Nënkryetari i OVL-së të UÇK-së Nasim Haradinaj në një debat televiziv duke folur për vrasjet e anëtarëve të LDK-së pas luftës ka thënë se ato nuk janë vrasje politike derisa këtë nuk e thotë gjykata./KosovaPress/

the authorE B