Aktuale

Hoti takohet me Zemaj për të vendosur rreth masave të reja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar konferencë për media në orën 17:00, në lidhje me gjendjen sa i përket pandemisë Covid-19 në vend,

Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur për Express se kryeministri Hoti do të mbajë një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ekspertë të shëndetësisë para konferencës së Hotit.

Në këtë takim do të diskutohet për masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Nga Qeveria kanë bërë të ditur sot se nuk do të ketë ashpërsim të masave.

Ndërsa, kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se masat e marra para dy javësh nga Qeveria e Kosovës, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.