Aktuale

Hoti takon kreun e SBASHK-ut, diskutojnë rreth fillimit të vitit të ri shkollor

Kryeministri Avdullah Hoti tha se është takuar sot me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ku kanë rënë dakord për komunikim të vazhdueshëm lidhur me përgatitjet që po bëjmë për fillimin e vitit të ri shkollor.

Hoti nënvizoi se MASHT-i është duke bërë përgatitjet e duhura në bazë të konsultave paraprake që ka pasur.

“Ministri Likaj dhe ekipi i tij janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme pas konsultimit të gjerë që kishim me kryetarët e komunave”, shkroi Hoti.

Hoti shtoi se vendimi final për mënyrën e organizimit të mësimit do të merret duke pasur parasysh konsideratat për sigurim të cilësinë në mësim, por mbi të gjitha shëndetin e nxënësve, stafit mësimdhënës dhe stafit tjetër mbështetës. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN