Aktuale

Hoxha i Kumanovës: Tërmetet janë tërheqje e vërejtjes

Tërmetet që ndodhën sot në Shkup, ku u lënduan 50 persona dhe u shkaktuan shumë dëme materiale, sipas hoxhës së Kumanovës, Zekirja Bajrami, janë tërheqje e vërejtjes.

“Tërmeti është përkujtim,tërhjekje e vërejtjes.Po ndoshta për hir të ditës së Arafatit ,ku shum besimtarë sot janë agjërueshëm.Njashtu për hir të lutjeve të Haxhive , që sot janë në Arafat Allahu na ka mëshirua e nuk u dridh toka më shum.O Zoti ynë, na mbulo me mëshirën Tënde, e mos na dëno pērshkak të gabimeve tona”, thotë hoxha Zekirja Bajrami.

Shkupi sot është goditur nga tri tërmete. I pari ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit, i dyti në ora 15 e 10 minuta, ndërsa i fundit në ora 16 e 47 minuta.