Aktuale

Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, kryetema e vitit 2022

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se lufta në Ukrainë po tregon se paqja evropiane ishte një pushim i përkohshëm.

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kur shpërbërja e shteteve dhe shuarja e jetës së qytetarëve është realitet evropian, “ka vetëm një politikë që mbron identitetin shtetëror, rendin demokratik dhe sigurinë e Kosovës: anëtarësimi në NATO!”.

“Javën e kaluar e thash në Kuvend dhe po e përsërisë sot: Qeveria e Kosovës duhet të miratojë Planin Aksional për Anëtarësim (MAP), me mbështetje perëndimore! Kjo është kryetema e vitit 2022!”, shkroi Hoxhaj.

Statusi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë!

Lufta në Ukrainë po tregon se paqja evropiane ishte një pushim i përkohshëm! Kur shpërbërja e shteteve dhe shuarja e jetës së qytetarëve është realitet evropian, ka vetëm një politikë që mbron identitetin shtetëror, rendin demokratik dhe sigurinë e Kosovës: anëtarësimi në NATO! Javën e kaluar e thash në Kuvend dhe po e përsërisë sot: Qeveria e Kosovës duhet të miratojë Planin Aksional për Anëtarësim (MAP), me mbështetje perëndimore! Kjo është kryetema e vitit 2022!