Aktuale

Hoxhaj mbështet sulmet e SHBA-së në Siri

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, mbështet veprimin e SHBA-së ndaj Sirisë dhe ndaj Presidentit sirian, Bashar Al-Assad.

Hoxhaj përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se aksioni i SHBA-së në Siri ishte i paevitueshëm dhe është në përputhje me përgjegjësinë ndërkombëtare për të mbrojtur civilët kundër barbarizmit të regjimit të Assadit.

“Aksioni i SHBA-së në Siri i pashmangshëm dhe në përputhje me përgjegjësinë ndërkombëtare për të mbrojtur civilët kundër barbarizmit të regjimit të Asadit”, ka shkruar Hoxhaj. /GazetaExpress/

the authorE B