Aktuale

Hoxhaj: Në shtator vijnë dy njohje nga Afrika dhe Amerika Latine

Me kthimin e Enver Hoxhajt në postin e ministrit të Jashtëm, janë kthyer edhe premtimet për njohje të reja. Ai në një intervistë në InfoBox të RTV Dukagjinit tha se deri në shtator, presin që të vijnë dy njohje të reja për pavarësinë, njëra nga Afrika dhe tjetra nga Amerika Latine.

“Deri më tani kam arritur të komunikojë me 22 apo 23 shtete jo njohëse. Besoj që gjatë verës ose eventualisht gjatë muajit shtator këto dy njohje do të ndodhin. Këto njohje mund të vijnë nga Afrika dhe Amerika Latine”, tha Hoxhaj.

Ai foli edhe për planin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, për të cilat tha se presin lajme të mira nga fundi i këtij viti./Telegrafi