Aktuale

Hoxhaj paralajmëron se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE

Ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka folur sot para komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin evropian për situatën në Kosovë, procesin e liberalizimit të vizave, ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e zi dhe për planet e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së, shkruan sot Koha Ditore.

Para këtij debate në Parlamentin Evropian është krijuar sot grupi i miqve të Kosovës, një grup joformalë I deputetëve të Parlamentit Evropian që dëshiron ti ndihmoj Kosovës.

Në paraqitjen e tij Hoxhaj ka thënë se situata në rajon është me shumë sfida si nga aktorë të jashtëm ashtu edhe nga tensione të brendshme në shumë shtete të rajonit.Ndër të arriturat e Kosovës ai ka përmendur forcimin e shtetit, stabilitetin fiskal dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Sa I përket konsolidimit ndërkombëtarë të Kosovës ai ka përmendur njohjen nga 114 shtete.

“Shpresoj që shpejt edhe 5 shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë. Një gjë e tillë do ta bënte dhe BE-në edhe Kosovën më të fortë. Asnjëherë nuk kamë besuar se pas dhjetë vitesh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës do të ulem para deputetëve të Parlamentit Evropian në rrethana që ende 5 shtete anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën si shtet” ka thënë Hoxhaj.