Aktuale

Hoxhaj: Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, pas arritjes së një koalicioni parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë ta kenë një ekip udhëheqës që arrin rezultate menjëherë”, ka thënë nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, nga selia e PDK’së.

Hoxhaj ka bërë të ditur se kreu i PDK’së, Kadri Veseli, e ka ftuar Ramush Haradinajn nga AAK që ta udhëheqë “Misionin e Ri”.

Veseli do të jetë bartës i listës së koalicionit, ndërsa Haradinaj kandidat i përbashkët i koalicionit për kryeministër, ka bërë të ditur Hoxhaj.

“Do të kemi qeveri të rezultateve konkrete, do të fillojmë ta jetësojmë fillimin e ri për Kosovën”, është shprehur Hoxhaj. /Express/