Tech

HP përgatit laptopin me procesor Rockchip

HP aktualisht në ofertën e vet ka një numër të madh të linjave të laptopëve, të cilët mbulojnë të gjitha segmentet e tregut.

Por, kompania beson se ka vend edhe për modele të reja dhe aktualisht po teston laptopin e ri të brendit HP EliteBook, i cili do të ketë procesor Rockchip. Laptopi përdorë Remix OS dhe ka ekran 12.5 inç me rezolucion 1080p, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme.

Laptopi do të ketë çip Rockchip RK3399 me procesor prej gjashtë bërthamave, ndërsa aty është edhe çipi grafik Mali-T864, transmeton KosovaPress.

Sipas Rockchip, laptopi së shpejti do të dalë në treg, por ende nuk është bërë e ditur çmimi i tij.