Aktuale

Hungaria ndihmon MMPH-në në projektit të ujërave zeza në liqenin e Batllavës

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti sekretarin e shtetit hungarez për Diplomaci Ekonomike, Levente Magyar të shoqëruar nga ambasadori i Holandës në Kosovë Laszlo Markusz.

Ministri Shala falënderoi delegacionin hungarez për përkrahjen e deri tanishme dhënë nga shteti Hungarez.Po ashtu Shala e njoftoi me prioritetet dhe me reformat e brendshme që po bahen në këtë ministri, veçanërisht në sektorin e ujërave përfshirë Legjislacionin dhe Strategjinë e ujërave.

Takimi kishte fokus vazhdimin e bashkëpunimit me projektet mbështetëse të Qeverisë Hungareze akorduar në fushat që mbulon kjo ministri e me theks të veçantë në sektorin e ujërave.

Palët u pajtuan që të fillohet me implementimin e Projektit të Ujërave të zeza të cilat derdhen në Liqenin e Batllavës.

Në ndërkohë ministri Shala dhe delegacioni Hungarez u pajtuan në vazhdimin e bashkëpunimit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta ashtu si deri më tani.