Sport

Hysaj zhgënjen Napolin (Foto)

Elseid Hysaj do të dëgjojë oferatat që do të vijnë gjatë afatit kalimtar të verësMbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është një nga më të mirët në pozitën e tij, duke zgjuar kështu interesimin e shumë skuadrave.

Sipas agjentit të lojtarit, Mario Giuffredi, Hysaj është i lumtur në Napoli, por nëse vjen ndonjë ofertë e mirë, atëherë do ta diskutojnë atë.“Hysaj ka rinovuar në shtator.

Por, nëse vjen ndonjë ofertë e mirë, atëherë do ta diskutojmë me Napolin”, tha Giuffredi për Tuttomercatoweb.“Por, besoj Napoli dëshiron të luftojë për Scudetto dhe nuk besoj se Napoli do të lejoj largimin e Hysajt”.

Kujtojmë se skuadrat e interesuara për Hysajn janë, Atletico Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich.