Aktuale

Hyseni priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë Jan Braathu

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jan Braathu, transmeton Gazeta Express. 

Ministri Hyseni  e falënderoi ambasadorin Braathu për angazhimin e tij konkret në promovimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Mbretërisë së Norvegjisë i kanë  ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Ministri Hyseni falënderoi ambasadorin Braathu për përkrahjen financiare që ka bërë Mbretëria e Norvegjisë në projekte konkrete në përmirësimin e sigurisë në disa komuna të Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadori Braathu ka falënderuar ministrin Hyseni për bashkëpunimin e mirë që ka pasur dhe theksoi vendosmërinë e Mbretërisë së Norvegjisë  për të mbështetur përparimin e Republikës së Kosovës.