Aktuale

Hyseni: Shqetësuese përdorimi i drogës nga fëmijët

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni sot ka qëndruar në qytetin e Ferizajt ku është takuar me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së këtij rajoni.

Hyseni në Ferizaj potencoi problemin e përdorimit të drogës, e cila sipas tij përdorues janë kryesisht fëmijët.

“Sa më shumë që fëmijët tanë marrin droga, aq më shumë pasurohen bosët e krimit dhe sa më të fortë bëhen bosët e krimit aq më shumë dobësohet shteti dhe për këtë është e nevojshme që ne bashkërisht të punojmë në parandalimin e konsumit të drogave në mënyrë që Policia e Kosovës të merret vetëm me personat që trafikojnë drogë”, tha ministri Hyseni.