AktualeLifestyle

I nxehti ekstrem shemb shkëmbinjtë

Vapa përvëluese që ka kapluar Mbretërinë e Bashkuar, ka bërë që njerëzit të kalojnë një krizë të hatashme.

Por një ngjarje e papritur ka ndodhur në Devon, ku në pamjet e publikuara shihen një grup shkëmbinjsh që po binin në zonat bregdetare.

Dy shembjet e mëdha të shkëmbinjve ndodhën çdo gjysmë ore, sipas dëshmitarëve okularë. Kjo ndodh si pasojë e rritjes së fundit të temperaturave.

Ishte policia që shpërndau pamjet e këtij momenti shumë dramatik, ndërsa paralajmëroi njerëzit që të shmangin ecjen në plazh.