Sport

Ibra nuk dorëzohet për titull

Sulmuesi i Manchester United ende beson te titulli i kampionit.

Zlatan Ibrahimovic insiston se ‘Djajtë e Kuq’, nuk janë dorëzuar dhe do të luftojnë deri në fund për titullin e kampionit në Premier Ligë.

Manchester United ka një seri prej 15 ndeshjes pa humbje në ligë, por as kjo ecuri nuk i ka ndihmuar ata që t’i afrohen liderit Chelsea, që ka 14 pikë më shumë, transmeton KosovaPress.

Edhe pse diferenca me Chelsean është shumë e madhe, United është vetëm dy pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve dhe Ibra e di se kjo është më e arritshme sesa titulli.

“Për mua objektivi kryesor mbetet që ta ndihmoj ekipin për të fituar, e më pas të shohim se çka do të ndodhë”, ka deklaruar Ibra.

“Ne po punojnë shumë për të arritur fillimisht top-katërshin që dërgon në Ligën e Kampionëve. Për t’u shpallur kampion është e vështirë por ne nuk do të dorëzohemi dhe do të provojmë t’ia dalim”.

Ibrahimovic që këtë sezon është transferuar te United, ka realizuar 20 gola në të gjitha garat me fanellën e ‘Djajve’.