Arsim & Kulturë

Ideja kreative për shfrytëzimin e bunkerëve të Enver Hoxhës (Foto)

Enver Hoxha kishte kërkuar ndërtimin e rreth 173 mijë bunkerëve nga viti 1975 deri më 1983, por tashmë shumë prej përdoren për arsye të tjera.

Kujtim Roçi ka vendosur që njërin nga bunkerët ta shfrytëzojë si bar, në plazhin e Golemit, dhe biznesi i tij filloi të rritej me shpejtësi, shkruan “Euronews”, në një reportazh për bunkerët në Shqipërisë.

Më pas ai zgjeroi biznesin e tij, duke e zëvendësuar atë me një restorant, dhe më pas e ndërtoi edhe një hotel tre katësh afër bunkerit. “Kjo copë e betonit më bëri mua ky që jam sot”, është shprehur Roçi, përcjell albinfo.ch.

Enver Hoxha kishte ndërtuar bunkerët për t’u mbrojtur nga sulmet. Por, sulmet asnjëherë nuk ndodhën.

Tashmë shumë prej tyre po përdoren për bare, restorante, magazina dhe muze për punë. Njëri ndër ta është edhe ‘Bunk’Art’ në periferi të Tiranës. Ai ka sjellë edhe shumë turistë, vendorë dhe të huaj.