Aktuale

Idrizi: Askush s’mund ta ndal fitoren dhe ndryshimin në Mitrovicë

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi ka dhënë mesazh për qytetarët me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore.

Sipas saj, më 19 nëntor, qytetarët do t’i thonë mjaft kësaj qeverisjeje komunale.

“Sot, ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore e 19 Nëntorit, ditë kur qytetarët do të rikonfirmojnë ndryshimin. Ditë kur qytetarët do t’i thonë mjaft kësaj qeverisjeje komunale. I ftoj qytetarët, simpatizantët, anëtarët e PDK-së dhe anëtarët e partive tjera që tashmë kanë konfirmuar përkrahje për platformën tonë, të bëni fushatë të qetë, demokratike dhe dinjitoze. Vetëm kështu mund ta ndihmojmë Mitrovicën dhe vendin tonë. Askush nuk mund ta ndal fitoren tonë. Askush nuk mund ta ndalë ndryshimin për Mitrovicën!”-ka shkruar Idrizi në facebook.