Aktuale

IKSHP apelon tek arsimtarët dhe prindërit: Kujdes me peshën e çantave të nxënësve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë iu ka bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes me peshën e çantave të nxënësve.

Sipas IKSHP-së peshat e rënda e dëmtojnë boshtin kurrizor të nxënësve.

Instituti Kombëtar uron një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë nxënësve, prindërve dhe personelit arsimor duke bërë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë

Prindër dhe arsimtarë!

Menaxhimi i zvoglimit të peshës së çantave të rënda parandalon të gjitha deformimet e boshtit të kurrizit te nxënësit e shkollave fillore!

the authorGazetaKNN