Aktuale

IKShP-ja pranon donacion mjete mbrojtëse nga Italia, erdhën para shfaqjes së Coronavirusit

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShP) ka pranuar pajisje dhe material mbrojtëse nga Italia për personalin shëndetësorë parandalimin e Coronavirusit.

Pajisjet kanë qenë të importuara më herët nga Italia dhe nuk kanë ardhur përgjatë kohës së paraqitjes së Coronavirusit.

Nga ky donacion IKShP-ja përfitoi 550 maska, 325 mantela dhe 115 kutia me dorëza.

Drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani, falënderoi Italinë për donacionin në kohën kur ajo po përballet me Coronavirusin.

Ai ka sqaruar se deri më tani 95 raste të testuar për këtë sëmundje kanë dal negativ.

“Falënderoj për pajisjet të cilët e bën në këtë kohë të vështirë kur po përballen me Coronavirus. Deri këto momenti kemi testuat 95 raste dhe janë negativ”.

“Do bëjmë testimin i cili do të rritet gradualisht. Laboratorët janë të gatshme”.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, tha se ekziston rreziku i infektimit me Coronavirus, prandaj edhe duhet që të kihet shumë kujdes.

Ai ka sqaruar se që nga janari nuk ka udhëtuar jashtë Kosovës, për në vendin e tij të lindjes, raporton EO.

“Rreziku është i madh që mund të ndodhin infektimet. Është vendim i mirë i Qeverisë për marrjen e masave të mbrojtjes. Në situata të vështira duhet të marrim vendime të vështira. T’i respektojmë distancën e sigurisë që mos të përhapet virusi”.

“Në vendin tim njerëzit janë duke bërë sakrifica të mëdha, por duke u kujdesur për veten do të mund të kujdesimi për të tjerët. Duhet t’i besojmë shkencës në këto situata sepse viruset nuk njohin kufi. Ju dëshiroj fat popullit kosovar shpresoj që kjo situatë të kaloj”.

“Kam mbërritur në Kosovë me 6 janar dhe nga ajo kohë nuk kam udhëtuar jashtë vendit”.

Drejtori i departamentit Mikrobiologjisë, Xhevat Jakupi, nuk ka përjashtuar mundësin e shfaqjes së rasteve me këtë sëmundje ditët në vijim.

“Ne në mënyrë të përditshme testojmë mijëra mostra. Ka mundësi që në ditët në vijmë të kemi raste. Ju lus për kujdes t’i përfillni rekomandimet”.

the authorGazetaKNN