Aktuale

Imri Ahmeti: Qytetarët përmes vendimmarrjes ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë

Edhe kandidati i LDK-së, për kryetar të Lipjanit Imri Ahmeti ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese ku ka votuar në shkollën fillore ‘7 Marsi’ në fshatin Potuovc.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë, duk thënë se përmes të drejtës së vendimmarrjes do të ndikojnë shumë në procesin e ardhshëm të zhvillimit të shoqërisë.

Ahmeti gjatë procesit të votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij./KosovaPress/