Rajon & Botë

The Independent: Britania (ndoshta) kurrë nuk do të largohet nga BE-ja

“Pse është koha të kuptojmë faktin se Britania e Madhe ndoshta kurrë nuk do të largohet nga BE-ja”, mban titullin ky artikull I publikuar nga gazeta e madhe londineze, transmeton lajmi.net.

Gazeta e madhe britanike “The Independent” ka publikuar një artikull të gjatë në formë analize dhe me një titull shumë intrigues dhe të veçantë.

“Pse është koha të kuptojmë faktin se Britania e Madhe ndoshta kurrë nuk do të largohet nga BE-ja”, mban titullin ky artikull I publikuar nga gazeta e madhe londineze, transmeton lajmi.net.

“The Independent” më tej radhit edhe 10 pikat sipas të cilave e mbështet analizën se Britania e Madhe, përkundër referendumit për dalje nga BE-ja, ndoshta asnjëherë nuk do ta zbatojë atë rezultat në praktikë.

10 pikat e “The Independent”

1-Qeveria konservatore ka një shumicë të ulët vetëm prej 12 vendesh.

2-Kryeministrja Theresa May është pro qëndrimit në BE.

3-Shumica e anëtarëve të parlamentit janë pro qëndrimit në BE. Parlamenti ka një bazë të qartë pro qëndrimit  prej 70% dhe 50 % e atyre konservatorë janë pro qëndrimit.

4-Qeveria do të përballet me zgjedhjet në vitin 2020 menjëherë pasi Britania e Madhe, teorikisht do të lëshonte BE-në.

5-Një milion votues britanikë jetojnë në BE. Shumica nga ta do të votonin kundër qeverisë, pasi do të cenonte statusin e qëndrimit të  tyre në BE.

6-reduktimi I qasjes në vetëm një treg do të dëmtonte ekonominë.

7-A do të mund të shkohet në zgjedhjet e vitit 2020 me një synim që në teori do të thotë më shumë papunësi dhe ekonomi të dobët e të lënduar.

8-BE-ja nuk do t’i ofrojë Britanisë së Madhe ‘marrëveshje speciale’ për qasje të plotë në një treg të përbashkët, por kontroll të kufijve sepse një marrëveshje e tillë do të inkurajonte edhe vendet tjera të dalin. Lëvizjet nacionaliste dhe kundër BE-së janë në rritje përgjatë tërë Evropës.

9-BE-ja mund të tërheqë ndihmën bankare që është një lloj ” pasaporte ” e Britanisë së Madhe që u jep firmave britanike garanci për shërbime financiare dhe qasje në tregun e vetëm.

10-Artikulli i nenit 50 është i rishikueshëm. Jo shumë njerëz kanë njohuri për këtë. Por Britania e Madhe mund ta përdorë zyrtarisht këtë artikull dhe të parandalojë daljen nga BE-ja para se kjo vërtetë të ndodhë. /Lajmi.net/