Rajon & Botë

India feston 70 vjetorin e pavarësisë

Sot shënohen 70 vjet nga pavarësia e Indisë prej Britanisë së madhe. Me 15 gusht të vitit 1947 India u bë një prej demokracive më të mëdha në glob.

Në fjalimin që kishte dhënë po atë ditë, kryeministri i asaj kohe Jawaharlal Nehru, kishte thënë se liria e fituar ishte hap drejt mundësive të reja, dhe zhvillimit të Indisë si shtet i ri. Ai gjithashtu kishe thënë se liria dhe fuqizimi sjellin përgjegjësi dhe se është i vetëdijshëm ndaj problemeve që do të hasnin në të ardhmen.

Tani pyetja që e shtojnë shumica është se ku do të jetë India në 70 vitet e ardhshme? Pritet që deri në vitin 2087, India do të ia kalojë Kinës me numrin e popullsisë. Kombet e Bashkuara gjykojnë se deri në 10 dekadat e ardhshme popullsie e Indisë do të shtohet për 300 milionë banorë, duke e çuar numrin e banorëve në 1.6 miliardë. /KosovaPress/