Rajon & Botë

India regjistron rreth 53,000 raste të reja të koronavirusit për një ditë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 52,972 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin me 1.3 miliard banorë shkoi në 1,803,695 persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Java e kaluar ishte më vdekjeprurësja për këtë shtet që nga fillimi i pandemisë. Mbi 5,300 persona vdiqën dhe u shënuan 315,000 raste të reja gjatë kësaj periudhe.

Deri më tani janë shënuar 38,135 viktima, ndërsa mbi 1.1 milion persona të infektuar janë shëruar. Shkalla e shërimit në Indi është rreth 65 për qind.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare ka publikuar udhëzime të reja për udhëtarët, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 8 gushti. Në mesin e udhëzimeve të reja është edhe zotimi që duhet ta japin njerëzit për izolim dyjavor, kur të futen në Indi.

the authorGazetaKNN