Rajon & Botë

India shënon rekord prej rreth 50,000 rasteve të reja të koronavirusit për një ditë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar rreth 50,000 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifër rekorde për vendin me 1.3 miliard banorë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin e tretë në botë me më së shumti raste shkoi në mbi 1.4 milion njerëz, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Më shumë se 30,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Indi që nga janari i këtij viti, kur ishte raportuar rasti i parë.

Qeveria indiane kishte marrë masa të rrepta izolimi në mars, kur numri ditor i rasteve ishte ende me qindra e jo me dhjetëra mijëra. Megjithatë, masat u larguan në qershor, pikërisht në kohën kur virusi filloi të përhapej me të madhe, duke i nxitur disa rajone që t’i kthejnë masat kufizuese.

Megjithatë, vlen të theksohet se shkalla e personave të shëruar nga koronavirusi në Indi mbetet e lartë. Rreth 63 për qind e të infektuarve deri tani janë shëruar, ndërsa rreth 33 për qind e rasteve janë ende aktive.

the authorGazetaKNN