Aktuale

Iniciativa e Haradinajt për Betejën e Kosovës tronditë Serbinë

“Është evidente se në mungesë të historisë së tyre disa nga shqiptarët dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe. Tashmë e kemi të qartë se sa e rëndësishme ka qenë që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s. Paramendojnë se çfarë do të ndodhte po të ishte (pjesë e UNESCO-s), atëherë e gjithë historia serbe përnjëherë do të shndërrohej në histori të njëfarë Kosove dhe atëherë manastiret do të bëheshin të njëfarë Kosovës”, ka thënë Vulin.

Ministri për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar sonte në veri të Kosovës se “disa shqiptarë në mungesë të historisë së tyre dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe”.

Kjo deklaratë e Vulin vije si reagim ndaj iniciativës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar ngritjen e një lapidari në Gazimestan në nderim të heronjve shqiptarë që kanë marrë pjesë në Betejën e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Është evidente se në mungesë të historisë së tyre disa nga shqiptarët dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe. Tashmë e kemi të qartë se sa e rëndësishme ka qenë që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s. Paramendojnë se çfarë do të ndodhte po të ishte (pjesë e UNESCO-s), atëherë e gjithë historia serbe përnjëherë do të shndërrohej në histori të njëfarë Kosove dhe atëherë manastiret do të bëheshin të njëfarë Kosovës”, ka thënë Vulin.

Ai tutje ka theksuar se është e rëndësishme që gjithë botës t’i tregohet se “historia serbe në Kosovë nuk do të bëhet shqiptare apo e dikujt tjetër, sepse ajo është serbe”. /Lajmi.net/